Telegrafi

Patriot Behrami dëshmoi se është e ardhmja e boksit, edhe pse nuk e kaloi nënkampionin Olimpik

(Foto: Facebook/Kosovo National Olympic Committee)

Boksieri ynë, Patriot Behrami, nuk ka arritur të kalojë edhe pengesën Lorenzo Sotomayor, nënkampionin Olimpik Rio 2016 dhe kampion i tanishëm nga Lojërat Evropiane Baku 2015.

Behrami dha maksimumin, por vendimi i gjyqtarëve ishte në të mirë të kundërshtarit të tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Patriot Behrami

19-vjeçari dëshmoi se është shpresë e madhe e boksit të Kosovës, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Arritja në tetë boksierët më të mirë nga 32 pjesëmarrës në Lojërat Evropiane Minsk 2019, është sukses i madh për boksierin tonë, të cilit i dëshirojmë fat dhe suksese në garat e ardhshme ndërkombëtare.