Site icon Telegrafi

Patriku serb, Irinej: Kosova, plaga më e madhe e popullit serb

Kreu i Kishës ortodokse serbe, Patriarku Irinej, as 17 vjet pas luftës, nuk po mund të pajtohet se Serbia e ka humbur Kosovën.

Ai edhe nga Londra ka dërguar mesazhe nxitëse, duke thënë se Kosova vazhdon të jetë plaga më e madhe e popullit serb.

“Kosova është plaga më e madhe e popullit serb dhe të gjitha lutjet tona bëhen me shpresën se populli ynë, sikur edhe të gjithë popujt e botës, do të mund të kryejnë shërbesat e Zotit, të lirë dhe pa frikë”, ka thënë patriarku serb Irinej, në kishën e Shën Pavle në Londër, ku po e kryeson një delegacion të Kishës Ortodokse Serbe, raportojnë mediat serbe, transmeton Telegrafi.

Në një ligjërata të tij, patriarku Irinej ka thënë se në Kosovë ka vend për popullin shqiptar dhe serb. /Telegrafi/

Exit mobile version