Kisha Ortodokse Bullgare (KOB) do ta shikoj mundësinë që ta ndajë “Vajin e shenjtë” me Kishën Ortodokse të Maqedonisë (KOM), nëse ata këtë e kërkojnë, deklaroi sot Patriarku bullgar, Neofit.
Kryetari i KOB-it, i cili në tempullin e Sofjes “Shën Aleksandar Neveski” ka marrë pjesë në marrjen e vajit të shenjtë, tha se KOB deri më tani nuk e ka ndarë vajin e shenjtë me kishat tjera, por nëse KOM e kërkon një gjë të tillë, kërkesa do të merrej parasysh, informon BGNews, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Përgatitja e “Vajit të shenjtë” do të thotë se vetëm autoqefalja e KOB-it dhe kishat tjera autoqefale kanë të drejtë për marrjen e “vajit shenjtë”. Ne krenohemi për këtë dhe sot në mënyrë solemne e festojmë, deklaroi Patriarku, Neofit.
Përgatitja vjetore e “Ujit të shenjtë” është e teta në historinë e KOB-it. Sipas zakoneve, gjatë përgatitjes duhet të jenë të pranishëm dy priftërinj, njëri e lexon ungjillin e shenjtë, ndërsa tjetri e përgatit vajin. Përgatitja zgjat tre ditë dhe tre netë. Pas dërgimit tek Sinodi i shenjtë ku dhe ruhet, vaji vendoset në një enë të veçantë dhe përhapet përmes dioqezave që e përdorin për pagëzim dhe shenjtërim të të rinjve nëpër tempuj. /Telegrafi/