Skuadra italiane Roma nuk po kalon momentet e saj më të mirë këtë edicion.
Giallorosët kanë mbetur shumë mbrapa skuadrave tjera konkurrente për titull dhe për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.
Kësisoj krerët e klubit verdh e kuq kanë paralajmëruar përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit.
Futbollisti i parë që pritet të transferohet nga Roma është mbrojtësi i majtë holandez Patrick van Aanholt.
28-vjeçari ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me fanellën e Crystal Palace në Ligën Premier dhe është bërë objektiv i Romës.
Këtë edicion, van Aanholt ka zhvilluar 19 ndeshje me klubin londinez ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime.
Mediat angleze kanë raportuar se tanimë dy klubet Roma dhe Crystal Palace kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit për 25 milionë euro.
Ish-anëtari i Chelseat dhe PSV Eindhoven, pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Romën. /Telegrafi/