Patrik Shick ka shënuar golin më të bukur deri më tani në këtë Kampionat Evropian.
Republika e Çekisë është duke fituar 2-0 ndaj Skocisë në kuadër të Grupit D.
Goli i parë ishte i shënuar pikërisht nga Schick në minutën e 42-të, mirëpo ky i dyti ishte i një niveli tjetër.
Sulmuesi çek kaloi mesin e fushës, duke zënë portierin skocez jashtë portës së tij.
Gjuajtja doli të ishte e saktë, për të përfunduar kështu topi në rrjetë. /Telegrafi/
https://twitter.com/UtdOscarinho/status/1404445252530982915