Telegrafi

Patrick Mccaw me karrierë ëndrrash: Tri vjet në NBA, tri herë kampion

Patrick McCaw (Foto by Vaughn Ridley/Getty Images/Guliver)

Patrick Mccaw mbrëmë fitoi titullin e tretë të kampionatit të NBA në po aq sezona sa është paraqitur në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kjo tingëllon si fillimi i një karriere ëndrrash, e cila është në të vërtetë, duke marrë parasysh minutazhës së vogël që ka pasur, konkurrencës së madhe në ekip dhe lëndimit.

Ai luajti në katër nga gjashtë finalet e këtij viti, por nuk luajti në asnjë takim për më shumë se shtatë minuta. Kjo ndodhi në ndeshjen e parë ndërsa në tri ndeshjet e tjera, ai as që gjuajti drejt koshit.

Në fund të vitit 2018, roli i tij ishte edhe më i ulët. Ai kishte vetëm 11 minuta në parket, ku realizoi dy pikë nga gjuajtjet e lira. Në të dyja këto finale, Golden State Warriors mundën Cleveland Cavaliers e udhëhequr nga LeBron James.

Këtë sezon, McCaw vendosi të largohej nga Warriors edhe pse iu ofrua një kontratë e re. Ai u transferua te Cleveland Cavaliers, por vetëm në dhjetor të këtij sezoni dhe pas tri ndeshjeve, përkatësisht më 10 janar, ai nënshkroi me Toronto Raptors dhe tani ka fituar titullin e kampionit.

Ai u bë lojtari i tretë në historinë e NBA që ja fituar tre tituj të njëpasnjëshëm në NBA me skuadra të ndryshme.

Vetëm Frank Saul dhe trajneri aktual i Golden State, Steve Kerr e kanë arritur një sukses të tillë. Gjithashtu, ai u bë lojtari i parë i NBA-së që pas Kobe Bryant dhe Shaquille O’Neal, të kenë fituar tri herë rresht titullin (2000-2003).

Ndryshe, legjenda si Charles Barkley dhe Reggie Miller gjatë karrierës së tyre basketbollistike asnjëherë nuk janë shpallur kampion. /Telegrafi/