Patrick Mahomes ka nënshkruar kontratën më fitimprurëse në histori të sportit, pasi u pajtua me shumën prej 503 milionë dollarë për dhjetë vite me skuadrën nga NFL, Kansas City Chiefs.
Lojtari bëri histori në këtë edicion, duke i udhëhequr Chiefs në titullin Super Bowl në 50 vite, derisa është përzgjedhur edhe si lojtari më i vlefshëm.
Për këtë të arritur, ai u shpërblye me mega-kontratën që do të mbajë atë në Arrowhead Stadium deri në vitin 2031.
Patrick Mahomes signed a 10-year, $450 million extension that could be worth up to $503 million, per sources. The extension includes a $141.48 million injury guarantee, as well as a no-trade clause. It marks the first time an NFL player has had sports’ most lucrative deal. pic.twitter.com/kohX8rFSFN
— Adam Schefter (@AdamSchefter) July 7, 2020
Agjencia Steinberg Sports, që menaxhon me Mahomes ka konfirmuar se marrëveshja fillimisht parasheh shumën prej 447 milionë dollarë plus bonuset.
Ai ka kaluar lojtarët e futbollit amerikan si Mike Trout që fiton 426.5 milionë dollarë, Cancelo Alvarez me 365 milionë, Bryce Harper me 330 milionë dhe Giancarlo Stanton me 325 milionë dollarë.
Që kur iu bashkua Chiefs para disa vitesh, Mahomes ka arritur të shndërrohet në lojtarin më të mirë në NFL, e që kontrata tashmë flet për të. /Telegrafi/
We have signed QB Patrick Mahomes to a 10 year extension. Mahomes secured with Chiefs for the next 12 seasons. pic.twitter.com/ZsADdVkvxZ
— Kansas City Chiefs (@Chiefs) July 6, 2020