Telegrafi

Patrice Evra tregon se e kishte refuzuar Realin për të qëndruar te Unitedi

Patrice Evra (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Patrice Evra ka treguar se gjatë karrierës së tij kishte marrë ofertë nga Real Madridi, por e kishte refuzuar për të qëndruar me Manchester Unitedin.

Francezi ka thënë se në vitin 2008, i kishte thënë ‘jo’ kalimit te Los Blancos dhe e kishte rinovuar kontratën me Djajtë e Kuq.

Patrice Evra (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Kur e fituan Ligën e Kampionëve në vitin 2008, isha në fund të kontratës time dhe Real Madridi erdhi si një mundësi e madhe dhe me më shumë para – e mendova largimin”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Patrice Evra

“Bisedova me trajnerin dhe më tha se do të ma rinovonin kontratën. Asokohe më tha: ‘ Do të japim të njëjtën pagë sikurse Gary Neville!’ Unë i thashë: ‘Trajner, unë kam respekt për Gaz, ai është kapiteni ynë, por unë jam Patrice Evra'”.

“Duhet të bësh përpjekje. Në fund e nënshkrova kontratën e re. Agjenti im ishte shumë i sinqertë me mua. Më tregoi për sfidën, por e dinte se ADN-ja ime ishte Manchester Unitedi”, ka thënë Evra për Sky Sports. /Telegrafi/