Site icon Telegrafi

Patrice Evra ‘shigjeta’ drejt Pep Guardiolas: Ai nuk mund t’i stërvit lojtarët me personalitet

 Trajneri i Man City, Pep Guardiola, nuk mund t’i stërvit lojtarët me personalitet, pretendon legjenda e Man United, Patrice Evra.

Pep Guardiola nuk dëshiron liderë në ekipin e tij të Manchester Cityt dhe nuk është në gjendje të stërvit lojtarë me personalitet, ka thënë legjenda franceze e futbollit, Patrice Evra.

Komentet e Evra vijnë pas kapitullimit të Man Cityt në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, në të cilin ata pësuan tre gola në 11 minuta në “Santiago Bernabeu” për të humbur 6-5 në total.

Skuadra e Guardiolës u rikthye nga ajo humbje me një fitore të thellë 5-0 ndaj Neëcastle të dielën dhe tani është në një pozicion të shkëlqyer për të fituar titullin e tyre të katërt në Ligën Premier në pesë sezone.

Man Cityn ka tani tre pikë më shumë se Liverpool kur kanë mbetur edhe tre ndeshje të mbetura në sezoni.

Por, pavarësisht mënyrës së asaj fitoreje, Evra nuk mbetet i impresionuar me stilin e menaxhimit të Pep Guardiolës.

“Manchester City ka nevojë për liderë, por Guardiola nuk do liderë. Ai nuk do personalitet. Ai është lideri. Ata nuk kanë askënd në fushë për t’i ndihmuar”.

“Ai i zgjedh skuadrat e tij ashtu, ai nuk mund të stërvit njerëz me personalitet. Ai e bëri këtë në Barcelonë. Ai ndërton ekipin e tij për të kontrolluar të gjithë”.

“Kur gjërat shkojnë keq, ai gjithmonë vendos”, ka thënë Evra.

Man City së fundmi ka nënshkuar me Erling Haaland nga Borussia Dortmund.

Evra nuk është i impresionuar nga shpenzimet e mëdha të Man Cityt dhe beson se lojtarët kalojnë në Etihad vetëm për para. /Telegrafi/

Exit mobile version