Telegrafi

Patrice Evra ka një favorit për titullin në Angli dhe paralajmëron skuadrat e tjera: Ata janë të frikshëm

Gara për titullin e kampionit në Angli këtë edicion është bërë shumë interesante pasi shumë skuadra duan kurorën.

Është një garë e ngushtë me pesë skuadra janë në diferencë të ngushtë të pikëve, derisa Liverpooli aktualisht është në krye të tabelës.

Legjenda franceze, Patrice Evra ka folur për Liverpoolin, duke i cilësuar si pretendent serioz për ta fituar titullin e kampionit.

Lexo po ashtu Klopp vendos një rekord të ri personal pas fitores ndaj Burnleyt

“Merita për Liverpoolin dhe ata e meritojnë atë. Unë mendoj se ata janë një pretendent serioz për të fituar titullin”.

“Ne flasim shumë për Manchester Cityn dhe Arsenalin dhe natyrisht Man City ka dy ndeshje në duar. Liverpool, mendoj se ata janë kthyer në formën më të mirë..

“Ata janë në krye të ligës për momentin dhe mund të qëndrojnë atje sepse kanë atë qëndrueshmëri. Ata kanë një menaxher të shkëlqyer”, deklaroi Evra.

Lexo po ashtu Po nxehet gara për titull në Ligën Premier: Ndeshjet e Arsenalit krahasuar me ato të Liverpoolit, Man Cityt dhe Aston Villas

Liverpool shkoi në krye të tabelës në Ligën Premier pasi mposhtën Burnleyn 2-0 të martën, por mund ta humbasin pozitën e tyre nëse Arsenali sonte mposht West Hamin.

Man City aktualisht është në vendin e pestë me 34 pikë, por skuadra e Pep Guardiolës ka dy ndeshje më pak pasi u largua nga vendi për të fituar Kupën e Botës për Klube. /Telegrafi/