Site icon Telegrafi

Patrice Evra e kritikon Douglas Costan që e pështyu kundërshtarin

Douglas Costa (Foto: Getty Images)

Patrice Evra e ka kritikuar Douglas Costan, pasi ky i fundit e kishte pështyrë një kundërshtar në ndeshjen ndërmjet Juventusit dhe Sassuolos.

Braziliani mori karton të kuq, pasi e ka pështyrë Federico Di Francescon, të cilin po ashtu e kishte goditur me kokë dhe me bërryl paraprakisht.

Ky veprim mund ta lë anësorin të pezulluar deri në pesë ndeshje, ndërsa edhe pse ka kërkuar falje, ish-lojtari juventin, Patrice Evra, e ka kritikuar në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Lajmet për Douglas Costan

“E di që simboli i klubit është zebra, jo lama, apo? Ndoshta ke kërkuar falje, por njerëzit nuk do ta dinë kurrë se çfarë të ka thënë ai (Di Francesco)”, ka thëën francezi.

Në kërkimfalejn e tij, Costa ka pranuar se kishte bërë një gabim të keq dhe ka thënë se ishte një incident i izoluar.

“Ishte një gabim i keq, jam i vetëdijshëm për këtë dhe u kërkoj falje të gjithëve”.

“Dua ta qartësoj se kjo sjellje e izoluar nuk korrespondon me atë që e kam treguar gjithmonë gjatë karrierës sime”, ka thënë braziliani. /Telegrafi/

Exit mobile version