Patriarku i Moskës dhe i tërë Rusisë, Kirili, e ka filluar vizitën e Greqisë me një agjendë të pazakontë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në aeroportin e Selanikut ai u prit nga zëvendësministri grek për punë të jashtme, Ioannis Amanatidis dhe ministri për Maqedoninë dhe Trakinë, Maria Kolia Caruha, ndërsa në takimin e shkurtë me ta para nisjes për në Malin e shenjtë është biseduar për problemin të cilin Greqia e ka me emrin kushtetues të Maqedonisë. Ministrja greke mysafirit të rëndësishëm nga Rusia i ka bë siç ka thënë vetë ajo, një analizë për emrin Maqedoni dhe keqpërdorimin e këtij emri nga fqinji verior.
“I bëra një analizë të vogël me problemin me emrin Maqedoni dhe keqpërdorimin e tij nga fqinjët verior në Shkup”, ka deklaruar ministrja greke.
Përndryshe sot pas plotë dhjetë vitesh në Greqi ka arritur edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin./Telegrafi/