Telegrafi

Patozi: Rama mban ndezur frymën e grushtit të shtetit

Patozi tha se Rama po bën krim edhe më të rëndë, sepse me protestën e 28 janarit po përpiqet të mbajë ndezur frymën e grushtit të shtetit. “Ajo nuk mund të jetë përshpirtje. Ai duhet t’u kishte kërkuar falje familjeve të atyre që u mori jetën,” tha kreu i Grupit parlamentar demokrat.

“Njeriu që projektoi dhunën, njeriu që mban përgjegjësi për viktimat, sepse i çoi jashtë kontrollit të kontrolluar ishte Edi Rama dhe këtu mbyllet e gjithë historia,” tha Patozi, i cituar të premten nga e përditshmja Koha Jonë. /Telegrafi/