Telegrafi

Pato për pak minuta tregohet më i suksesshëm se Hazardi gjatë gjithë sezonit

Alexander Pato arriti të shënoi në debutimin e tij në Ligën Premier me Chelsean ndaj Aston Villas.

Braziliani shënoi nga pika e bardhë në minutat shtesë të pjesë së parë dhe kështu u bë braziliani i gjashtë që shënon në debutim në kampionatin anglez (Geovanni, Robinho, Gilberto, Araujo, Willian).

Pato për pak minuta arriti të bënë atë që Eden Hazard është duke kërkuar të bëjë gjatë gjithë sezonit.

E themi këtë pasi belgu nuk ka arritur të shënon asnjë gol në Ligën Premier, edhe pse jemi pothuajse në përfundim të sezonit.

Chelsea këtë ndeshje e fitoi me rezultat 0-4. /Telegrafi/