Site icon Telegrafi

Patologu që ekzaminoi Princeshën Diana, zbulon pyetjen që ia parashtrojnë më së shpeshti (Foto)

Dr Richard Shepherd e ka ri-ekzaminuar për një hetim përfundimtar, trupin e Princeshës Diana, e cila humbi jetën në një aksident në Paris para dy dekadash.

Si një ndër patologët më të mirë të forenzikës në botë, Dr. Shepherd ka ekzaminuar më shumë se 23 mijë trupa. Në mesin e tyre edhe atë të Princeshës Diana, transmeton Telegrafi.

Diana ishte 36-vjeçare, teksa i dashuri saj Dodi Faydes 42-vjeçar, kur Mercedesi tyre u përplas në një nënkalim të kryeqytetit të Francës më 1997, duke i lënë të dy të vdekur.

Pak momente para aksidentit

Me të kryer autopsinë e dytë në trupin e të ndjerës, patologut i janë bërë shumë pyetje bizare rreth saj.

“A ishte e bukur, paqësore dhe a ishte shtatzënë. Janë pyetjet që më bëhen pandërprerë. Madje, sapo kuptojnë që unë e kam ekzaminuar, nuk rreshtin së pyeturi”, ka thënë Shepher.

Mercedesi që po e transportonte Princeshën Diana

Në librin që pritet të publikohet nga Daily Mail, ai ka rrëfyer se ndjehet krenar, që kurrë nuk ka dhënë asnjë përgjigje, duke  mbrojtur etikën e punës.

“Patologjikisht, nuk kishte asnjë evidencë që ishte shtatzënë, por ka gra që e dinë se po bartin fëmijë, që prej momentit të ngjizjes. Nuk di nëse ishte në mesin e tyre”, ka qenë përgjigja që dha doktori, për pyetjen dhe misterin e famshëm.

Patologu Shepherd

Sipas specialistit, Princesha do të ishte e pranishme në dasmën e Harryt me Megan, sikur të kishte pasur rripin e sigurisë.

“Në aksident, mbeti i vdekur edhe shoferi, i cili ishte dy herë mbi limit e lejuar të konsumit të alkoolit. Shpëtoi vetëm roja”, ka thënë më tutje Shepherd, duke mos thënë nëse ishte ndonjë vrasje e improvizuar si aksident, apo gjithçka ndodhi në rrethana të paparashikuara. /Telegrafi/

Exit mobile version