Site icon Telegrafi

Patologji që po e cenon palcën e shoqërisë sonë

Praktikë e shpeshtë e keqpërdoruesve, e eprorëve në institucione të Kosovës, është përpjekja që nëpërkëmbjen e standardeve ta mbulojnë me deklarata të bukura. Po e luftojmë korrupsionin, thonë ata që e bëjnë ose e tolerojnë korrupsionin. Po bëjmë cilësi në arsim e në fusha të tjera të jetës, thonë ata që me veprime e bëjnë të kundërtën: bëjnë kompromis me jocilësinë deri në komprometim të idesë së cilësisë. Jemi kundër ndërhyrjes politike në fushë të arsimit, të gjyqësisë, të kulturës, të ekonomisë, thonë ata që marrin poste dhe kryejnë vetë detyra politike. E bëjnë të kundërtën e asaj që thonë.

Kjo është hipokrizi e rëndë. Është bërë patologji shoqërore që po e cenon shoqërinë tonë në palcë.

Toleranca ndaj kësaj patologjie duhet të marrë fund.  Do të nisë të marrë fund kur secili që ka dije, guxim e integritet moral me i thanë të keqes e keqe ta bëjë këtë, për ta shqyer maskën e hipokrizisë dhe të fjalëve të bukura që mëtojnë të mbulojnë të keqen. Ndryshe s’bëhet kurrë.

 

 

Exit mobile version