23-vjeçari shënoi vetëm tre minuta pasi hyri në lojë, si zëvendësim pas pjesës së parë. Ai shprehet i kënaqur me këtë gol.
“Kam pasur gjithmonë rezultate të mirë në debutimet e mija për ekipet, si Internacionali, Milani dhe me Brazilin. Edhe sot nuk ishte diçka ndryshe. Dua të vazhdoj të punoj dhe t’i tregoj vlerat e mia”, ka thënë Pato. /Telegrafi/