Në Itali do të kthehet në mars për t’u ndeshur me Romën, për 1/16-at e Ligës së Evropës, por pikërisht kryeqyteti italian mund të jetë e ardhmja për Alexandre Paton.
Sulmuesi brazilian i Villarealit e ka lëshuar sinjalin e parë të fortë, sepse menjëherë pas shortit të Nionit, iu drejtua Umberto Gandinit, ish-drejtuesit kuqezi, aktualisht në stafin e Romës.
“Sa më mungon Italia, dua të kthehem”, i kishte thënë Pato.
Dhe një pohim i tillë nuk duket aq i rastësishëm, por ndoshta diçka në prapaskenë ka nisur të lëvizë, sepse verdh e kuqtë duan një sulmues, duke parë që nuk do të kenë për afro një muaj shërbimet e egjiptianit Salah.
Gjatë afatit kalimtar të janarit Roma mund të lëvizë për transferimin e Patos në kryeqytetin Italian.
Ky transferim mund t’i kushtojë Romës rreth 17 milionë euro. /Telegrafi/