Telegrafi

Pato publikon fotografinë e një tifozi nga Kosova (Foto)

Sulmuesi brazilian, Alexandre Pato, ka zgjedhur t’i respektojë tifozët e tij nga Kosova duke publikuar një fotografi të një vogëlushi me mbishkrimin e vendit tonë.

Në fotografi shfaqet një djalosh me fanellën kuqezi, ndërsa e ka të shkruar emrin Pato dhe numrin 7.

“Kosovo!!!”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në InstaStory nga ish-sulmuesi i Milanit.

Fotografia e publikuar nga Pato (InstaStory)

Identiteti i djaloshit nuk është bërë i ditur, ndërsa duket se kjo fotografi i ka pëlqyer futbollistit brazilian.

Ndërsa në një postim tjetër të tij në Instagram, Pato ka marrë komente të shumta nga shqiptarët, të cilët e kanë njoftuar se në Shqipëri dhe në Kosovë, ai ka tifozë të shumtë.

Po ashtu, komentuesit e kanë uruar edhe për imazhin e djaloshit të postuar në InstaStory. /Telegrafi/