Telegrafi

Pato nuk dëshiron të luajë si qendërsulmues

Në një intervistë me “La Gazzetta dello Sport”, braziliani ka kërkuar nga trajneri i tij që të mos e detyrojë të luajë si sulmues kryesor, pasi që ai më mirë luan prapa qendërsulmuesit.

“Këtë sezon dëshiroj të luaj si sulmues i dytë. Nuk e kam fizikun për të luajtur si sulmues i parë”.

“Nëse do të luaj në pozitën time më të mirë në vazhdimësi, atëherë do të luaj shumë më mirë sesa sezonin e kaluar”, ka thënë 19-vjeçari.