Telegrafi

Pato: Milani mund ta fitojë LK

“Unë jam i gatshëm. Këtë vit unë dua të luaj mirë dhe para së gjithash të fitoj. Me trajnerin e ri, ne mund ta fitojmë kampionatin italian dhe Ligën e Kampionëve”, theksoi Pato.

Ende nuk dihet nëse Milani do të ketë ‘artilerinë’ e nevojshme për të kërkuar trofeun e më të mirit të Evropës, nëse marrim parasysh se ka paqartësi rreth të ardhmes së Ronaldinhos. /Telegrafi/