Telegrafi

Pato: Milani është shtëpia ime

Mediat spekuluan se brazilian mund të shitet këtë verë me qëllim që Milani ta ekuilibrojë buxhetin, gjë që ndodhi edhe vitin e kaluar me shitjen e Kaka. Si opsion i mundshëm i transferimit të Pato u përmend Chelsea, por duket se ai dëshiron të mbetet në Itali.

“Kurrë nuk kam thënë se do të largohem. Jam i lumtur këtu, kjo është shtëpia ime, kam marrëveshje deri në vitin 2014 dhe Milani është ai që vendos për të ardhmen time”, ka thënë Pato. /Telegrafi/