Telegrafi

Pato: Milani është shtëpia ime

Alexandre Pato thotë se Milani është shtëpia e tij dhe ka thënë se do të mendonte për t’u rikthyer nëse i vjen oferta nga klubi.

Braziliani ka shënuar 63 gola në 150 paraqitje për Rossonerët.

Ai është bërë më i dashuri i tifozëve në vitet e fundit dhe dashuria e ndërsjellë vazhdon të qëndrojë.

“Milani është shtëpia ime”.

“Ishte ekipi im i parë jashtë Brazilit, klubi që më dha mundësinë që të njihem në gjithë botën”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Milanit

“Jam i lumtur kur ata janë të suksesshëm sepse mendoj se kam shumë shokë në atë klub, kam marrëdhënie të shkëlqyer me Berlusconin dhe Gallianin, me ta flasim në telefon”.

“Shpresoj se Milani do të mbetet ekip i mirë”.

“A mund të kthehem një ditë? Tani për tani luaj në Kinë dhe jam i lumtur këtu, por kush e di çka ndodh në të ardhmen”.

“Nëse marr një oferta nga Milani ose nga Evropa unë mund të mendoj për këtë”, u shpreh Pato. /Telegrafi/