Telegrafi

Pato: Milani dëshiron skudeton dhe LK

Një varg kritikësh kanë eliminuar Milanin nga favoritët për të fituar tituj këtë edicion, veçanërisht pas shitjes së Kaka, largimit të Carlo Ancelottit, dhe pensionimit të Paolo Maldinit nga futbolli aktiv.

“Duam të fitojmë gjithçka, që nga skudeto deri te Liga e Kampionëve. Fitorja kundër Juventusit në Berlusconi Trophy ishte vetëm fillimi. Ditët e para të para-sezonit ishin të vështira dhe isha i lodhur nga turneu në SHBA, por tash gjithçka është më mirë dhe dua të shënoj kundër Sienës (ndeshjen e parë të sezonit)”, ka thënë Pato për Milan Channel.