Telegrafi

Pato lavdëron Ronaldinhon për fitoren e Milanit

Milani filloi sezonin e ri me fitore prej 2-1 ndaj Sienës në Artemio Franki, me të dy golat e shënuar nga Pato, por që të dyja të asistuara nga Ronaldinho.

“Secili flet për Ronaldinhon, por fakti mbetet se ai është numër një. Ai krijon aq shumë mundësi për të shënuar gola për sulmuesit dhe ne jemi të lumtur që ai është rikthyer në formë, pasi të luash me të është shumë lehtë”, ka thënë Pato.

“Dua ta falënderoj të gjithë ekipin që gjithmonë më ndihmon dhe ia dedikoj këtë fitore gjithë atyre”, ka shtuar i riu brazilian.