Telegrafi

Pato: Kampionati është i hapur

Pas humbjes, Rossonerët mbeten nëntë pikë prapa Nerazzurrëve, mirëpo braziliani thotë se ka edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund të Kampionatit.

“E përcolla derbin në TV. E humbën duelin ndaj Interit, por Kampionati nuk ka përfunduar, ka edhe shumë ndeshje deri në fund”, ka thënë Pato, duke shtuar se do të jetë në gjendje të luajë kundër Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/