Telegrafi

Pato i sigurt se do t’u rikthehet golave

Pato nuk ka shënuar që nga java e parë e sezonit, por ai është optimist se do të gjejë rrjetën ndoshta edhe në derbin e vikendit kundër Romës.

“E di se giallorossët janë një ekip i madh dhe i fuqishëm. Kur Roma vjen në San Siro, gjithmonë është vështirë të përballemi me ta”, ka thënë Pato.

“Ne kemi pasur një javë të shkëlqyeshme në përgatitje për këtë takim. Këtë javë Leonardo vërtet ka bërë një punë të shkëlqyeshme. Për mua, jam i sigurt se së shpejti do të filloj të shënoj sërish dhe se sapo të filloj nuk do të jem në gjendje të ndaloj më”, është zotuar braziliani./Telegrafi/