Telegrafi

Pato i kënaqur pas barazimit ndaj Realit

“Jam i kënaqur me formën, zakonisht flas me Leonardin si të përmirësohem. Jam i kënaqur që luaj me Milanin që është një ekip i shkëlqyeshëm, jap më të mirën për fansat dhe dua të luaj gjithnjë e më mirë”.

“Kaka? U takuam me të, por biseduam për ndeshjen. Mendoj se kam nevojë të përmirësohem taktikisht, pastaj të shkoj më shumë në mbrojtje dhe të ndihmoj ekipin dhe të bëj më shumë në stërvitje për të qenë sulmuesi i parë”, ka thënë Pato pas takimit të mbrëmshëm./Telegrafi/