Telegrafi

Pato është absolutisht i pashitshëm

“Duke marrë parasysh artikujt që qarkulluan këtë mëngjes (të dielën) në shtypin britanik, Klubi Futbollistik i Milanit sqaron dhe rithekson se nuk ka negociata në lidhje me Alexandre Paton, dhe se lojtari është absolutisht i pashitshëm”, shkruan në deklaratën zyrtare të Rossonerëve.

Chelsea ka planifikuar të shpenzojë 52.5 milionë euro si edhe t’ia huazojë Milanit një qendërmbrojtës për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian.

Mirëpo në bazë të kësaj deklarate, kuqezinjtë lënë të kuptohet se 19-vjeçari është lojtar i rëndësishëm i klubit italian.