Telegrafi

Pato e Witsel dështojnë në debutim

Paratë jo gjithmonë mund ta blejnë edhe suksesin.

Kjo i ka ndodhur edhe Alexandre Patos dhe Axel Witselit në ndeshjen debutuese në kampionatin kinez.

Dy yjet që u transferuan në janar tek Tianjin Quanjin janë mposhtur në ndeshjen e parë.

Ishte skuadra Guangzhou R&F që ka mposhtur skuadrën e Fabio Canavaros me rezultat të pastër 2-0.

Pato kishte disa raste të mira shënimi por në fund dështonte përballë portierit vendas.

Ndërsa Witsel ka dështuar totalisht në mesfushë duke mos treguar asgjë.

Pas kësaj humbje menjëherë kanë filluar kritikat e para për dyshen që kanë paga të majme. /Telegrafi/