Telegrafi

Pato e Seedorf të pranishëm në Old Trafford

Sulmuesi brazilian ka qenë në dyshim për të luajtur të mërkurën mbrëma, si pasojë e një lëndimi. Mirëpo, sipas mediave italiane, stafi mjekësor i Rossonerëve ka dhënë dritën e gjelbër që Pato të udhëtojë në Angli.

Megjithatë, mbetet të vendoset nëse 20-vjeçari do të luajë nga minuta e parë, apo do të qëndrojë në bankën rezervë.

Krahas Patos, në ekipin e Leonardos është përfshirë edhe Clarence Seedorf, i cili si pasojë e lëndimit ka munguar në ndeshjet e fundit.

Për t’u kualifikuar në çerekfinale, Milani duhet ta përmbysë rezultat prej 3-2 që e pësoi në San Siro nga Manchester United. /Telegrafi/