Telegrafi

Pato: Dua të qëndroj te Milan

“I thash vetes: ‘Ale duhet ta prekësh rrjetin!’ Dhe e bëra. Dëshiroj të jem pjesë e historisë së futbollit dhe dy golat kundër Real Madridit janë vetëm fillimi i kësaj historie”.

“Iu kam thënë disa miqve të mi se do të jetë dita ime dhe se nuk mund të dështoj në Bernabeu. Ishte shumë e rëndësishme dhe tash jam i lumtur”, ka thënë 20-vjeçari

Ndërkohë, i pyetur nëse do të largohej nga Milani për një shumë të madhe parash, Pato është përgjigjur: “Nuk e di… Por unë sapo e kam rinovuar kontratën time dhe dëshiroj të qëndroj këtu”. /Telegrafi/