Telegrafi

Pato: Dua të bëhem më i miri në botë

Mediat spekuluan se Florentino Peres do të bëjë përpjekje për të transferuar brazilianin në Real Madrid dhe se mbretërit do të bëjnë një mega ofertë për shërbimet e sulmuesit në fund të sezonit.

Por, ylli i rosonerëve ka dërguar një porosi te Real Madridi që mos mundohet ta transferojë atë, pasi ai dëshiron të fitojë gjithçka me fanellën e Milanit.

“Dua të fitoj gjithçka me Milanin dhe të bëhem futbollisti më mirë në botë. Nëse dua të luaj në krah të Kaka? Sigurisht, por vetëm këtu në Milan? A do të bëhem kapiten i Milanit? Do të shohim”, ka thënë Pato./Telegrafi/