Telegrafi

Pato: Do ta jepja jetën të shënoja në derbi

“Mendoj se Interi është skuadër e fuqishme, shumë e fuqishme. Ka fituar Scudetton dhe ka treguar kualitet të madh”.

“Mirëpo, Milani nuk është inferior. Fitorja në derbi është shumë e rëndësishme. Mund të të japë vetëbesim, dhe ndihmë për ta shtuar vetërespektin”.

“Gjatë ndeshjeve parasezonale na konsideruan të vdekur, mirëpo nuk është ashtu. Dhe do ta dëshmojmë këtë. Çfarë do të jepja të shënoja kundër Interit? Jetën time. Futbolli është jeta ime. Është gjithçka”, ka thënë braziliani për “La Gazzetta dello Sport”.