Telegrafi

Pato dhe Nesta mungojnë kundër Interit

Faqja zyrtare e klubit ka konfirmuar se Pato nuk do të rikthehet për shkak të përkeqësimit të problemeve me kofshën.

“Lojtari do t’i nënshtrohet një kursi të fizioterapisë gjatë disa javëve të ardhshme dhe disa testeve më pas”, thuhet në faqen e Milanit.

Për t’i përkeqësuar edhe më shumë gjërat për rosonerët, Nesta ‘ka pasur një dëmtim të muskulit në kofshën e majtë. Lojtari do t’i nënshtrohet testeve të mëtejme gjatë të enjtes’./Telegrafi/