Telegrafi

Patinatorët rrezikuan të mbyteshin në ujë të ngrirë, kur akulli u thye në Amsterdam

Një grup patinatorësh rrezikuan të mbyteshin në ujë të ngrirë, kur akulli mbi të cilin po lëviznin u thye në Amsterdam.

Gjithçka ndodhi krejt papritur, ndërsa ishin kalimtarët e rastit që ju dhanë ndihmën e parë.

Ata përdorën litarë, shkopinj hokej dhe golfi për të tërhequr patinatorët nga uji i akullt.

Një video e postuar në mediat sociale tregon një grup prej të paktën gjashtë personash duke u tërhequr nga një kanal nga kalimtarët duke përdorur shkopinj litari dhe hokej, disa duke e vënë veten në rrezik, shkruan oranews.tv.

Ngrirja e rrallë e kanalit në Holandë nuk ndodhte që nga viti 2018, duke tërhequr shumë patinatorë akulli gjatë fundjavës.

Megjithatë zyrtarët vazhdimisht parlajmëruan për rrezikun që u kanosej patinatorëve pasi temperaturat e ngrohta po shkrijnë akullin.