Një grua 24 vjeçare nga Teksasi, e cila u sëmurë rëndë nga coronavirusi nuk ia kishte idenë në fillim se sa mund të ndikonte sëmundja në shëndetin e saj.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pasi iu përkeqësua gjendja, Paola Castillo, i shpenzoi 79 ditë në spital, dhe ishte në rrezik për jetë.
“Isha gjithmonë në kontakt me njerëzit, dhe besoja gjithmonë se do të jem mirë. Asnjëherë nuk e kisha menduar se do të infektohesha”, tha ajo për CBS station.
“Ndoshta po të kisha vendosur maskën me kohë, asnjëra nga këto nuk do të ndodhnin”, u shpreh Castillo.
Ndryshe, bëhet e ditur se ajo u lirua nga spitali më 15 korrik pasi i kaloi më shumë se 30 ditë në kujdesin intensiv gjerësisht në oksigjeno-terapi.
Megjithëse ende nuk u shërua plotësisht nga coronavirusi, stafi i spitalit përgëzon Castillon për “shpirtin e saj luftarak”/Telegrafi/