Telegrafi

A pati mosmarrëveshje në mbledhjen e Lëvizjes Besa? (Foto)

Një ditë më parë nëpër portale në Maqedoni pati lajme se para disa ditëve ka pasur mosmarrëveshje në mbledhjen e kryesisë së degës së Lëvizjes Besa në Tetovë.

Telegrafi Maqedoni ka ndjekur rastin dhe për këtë ka kërkuar deklaratë edhe nga zëdhënësi i kësaj partie, Faton Fazliu i cili tha ”Nuk pergjigjemi në shpifje”.

Nga ana tjetër edhe anëtari i kryesisë qendrore të Lëvizjes Besa, Adnan Azizi gjithashtu e ka komentuar këtë lajm duke thënë ”Edhe kur nuk ka pasur mbledhje dhe përplasje, mediat e BDI-së janë në gjendje të shpikin përplasje. Supozoni sa do të gëzoheshin sikur të kishte pasur diçka të vërtetë – do ta trazonin edhe vetë Enver Hoxhën që t’ia kumtonin këtë lajm. Për fat të keq të tyre, rrena i ka këmbët e shkurtra.”.

Protagonisti i kësaj ngjarje që nëpër portale u raportua si ”përplasje” Arlind Murtezani thotë në mes tjerash se reagimi ka ndodhur në lidhje me ”bashkimin opozitar” dhe për zgjedhjen e kryetarëve të degëve apo nëndegëve.

Përndryshe, më 11 dhjetor janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni./Telegrafi/