Ish-ministrja e Shëndetësisë në Francë, Agnes Buzyn, po hetohet zyrtarisht për mënyrën se si ajo e menaxhoi pandeminë e coronavirusit.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, prokurorët thanë se Buzyn është nën hetim për “rrezikimin e jetës së të tjerëve”, pasi u largua nga pozita e saj në muajin shkurt të vitit 2020 për t’u bërë kryetare e Parisit.
Një gjykatë e posaçme për menaxhimin e keq të qeverisë do të vendosë nëse do ta ndjekë atë.
Është një nga rastet e para në botë të një ministri që mbahet ligjërisht përgjegjës për përgjigjen ndaj pandemisë.
Buzyn gjithashtu mund të përballet me një akuzë për “dështimin për të luftuar një katastrofë”, sipas gazetës Le Monde.
Në një seancë gjyqësore të premten, 58-vjeçarja tha se mirëpret mundësinë për të shpjeguar vetën dhe “për të treguar të vërtetën”, raportoi agjencia e lajmeve AFP. /Telegrafi/