Një mjeke afro-amerikane në Indianpolis ka vdekur si pasojë e COVID-19, disa javë pasi akuzoi një mjek që po ia mohonte asaj kujdesin e duhur mjekësor për shkak të racës.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, në një video të xhiruar nga shtrati i saj në Spitalin Universitar të Indianas, Susan Moore, tha se iu desh të “lutej” për trajtim.
Duke ofruar ngushëllimet për sa i përket rastit të Moore, spitali tha se i mori shumë seriozisht akuzat e diskriminimit, por nuk mund të komentonte për pacientët specifikë.
Njerëzit me ngjyrë janë më të rrezikuar nga COVID-19 se sa njerëzit e bardhë, tregojnë studimet.
Moore, 52-vjeçare ndërroi jetë të dielën në një spital tjetër lokal.
Në postimin e saj të 4 dhjetorit në Facebook, ajo rrëfeu se si dhimbja e saj nuk ishte cilësuar si serioze nga ana e mjekut, për të cilin ajo tha ky i fundit ishte i bardhë, megjithëse kishte qarë dhe kishte vështirësi në frymëmarrje.
“Ai as nuk ekzaminoi mushkëritë e mia. Ai nuk bëri asnjë test fizik. Unë i thashë atij që nuk të më thuash se si ndihem”, shkroi ajo. /Telegrafi/