Paterica që kapen për këmbët e të rriturit, për fëmijët që nuk ecin (Video)
Gazmend Kajtazi
Fëmijët që kanë probleme në të ecur, mund të ndihmohen nga një palë paterica, të cilat janë të kapura për këmbët e një të rrituri.
Këta fëmijë që kanë nevoja të veçanta, mund të përjetojnë hedhjen e hapave, si dhe qëndrimin drejtë, ndërsa janë të mbrojtur te këmbët e prindit apo kujdestarit.
Me këtë lloj tandemi, nuk përfshihen duart, andaj në këtë mënyrë mund të luhet dhe eksplorohet vendi me shumë lehtësi.
Mjafton që të vishen si duhet këto rripa, që e kanë edhe pjesën e veçantë që të vënë shputën e këmbës, për të vazhduar më pas me lëvizjen, transmeton Telegrafi.