Samsung Electronics paraqiti një patentë të re në fund të vitit 2018 për një “telefon Galaxy me ekran të zgjerueshëm” në KIPO (Zyra e Pronës Inteligjente Koreane), dhe pas shumë muajsh, më në fund u publikua më 24 qershor 2019.
Në këtë aplikim patentash, ekzistojnë katërmbëdhjetë skica ku mund të shihet një telefon i ngjashëm me Galaxy, por ndryshe nga paraardhësit e tij, ky ekran mund të zgjatë gjerësinë e telefonit, pas së cilës sipërfaqja e ekranit rritet rreth 50%.
Në pjesën e përparme ekziston një sistem i kamerës me dizajn të rrumbullaktë, që është e pozicionuar drejtë në mes dhe nuk do ta pengojë ekranin e zgjeruar sepse mund të zhvendoset në të djathtë.
Në anën e pasme ju do të gjeni një sistem kamerash në këndin e sipërm të djathtë.
Për fat të keq, ende nuk ka detaje për llojin e procesorit ose memorien që mund të prisni, por jeni të sigurtë që Samsung ka shumë të ngjarë të zgjedhë hardware-in premium nëse pajisja shkon në prodhim. /Telegrafi/