Site icon Telegrafi

Patenta e Qualcomm – shkaku që Apple nuk po mund të prodhojë modemin 5G për telefonat e saj

Para disa ditësh analisti Ming-Chi Kuo, i cili njihet si analisti më parashikues në lidhje me Apple e bëri një status në Twitter ku ai shkroi se plani i Apple për dizajnimin e çipit të saj të modemit 5G për iPhone, çip i cili do të prodhohej nga TSMC, ka dështuar.

Plani për pajisjen e 80 për qind të telefonave të tyre të reja me çipin e modemit 5G të Apple, e në anën tjetër duke i ofruar Qualcomm vetëm 20 për qind të telefonave, ra posht.

Phonearena shkruan se Qualcomm tani do të furnizojë Apple me çipat e modemit 5G për të gjithë telefonat iPhone 15 që do të dalin në treg në vitin 2023, duke e lënë Apple me një “shije të hidhur”. Apple kishte paguar rreth 955 milion euro për blerjen e biznesit të modemeve të telefonave të mençur nga Intel, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër kishte spekulime se Apple kishte arritur një marrëveshje me Qualcomm, ku lejoheshin veprime ligjore mes palëve të hiqen, marrëveshje ku Apple do të përdorte çipat e modemit Qualcomm Snapdragon 5G për disa vite, përderisa Apple do të prodhonte çipat e saj.

Nëntorin e kaluar kishte shumë zëra të cilët kishin thënë se Apple do të debutonte me çipin e saj të modemit 5G, çip i cili do të prodhohej nga TSMC duke përdorur nyjën e procesit 4nm.

Sa më i ulët të jetë numri i nyjave të procesit, aq më i madh është numri i tranzitorit i cili e bënë çipin më të fuqishëm dhe më efikas nga ana e energjisë.

Apple ka provuar që të ulë varësinë e saj ndaj Qualcomm dhe Kuo, duke thënë se ata do të vazhdojnë që të punojnë në ndërtimin e çipit të saj të modemit. /Telegrafi/

Exit mobile version