Site icon Telegrafi

Patëllxhani, kungulli i njomë dhe specat – burime të vitaminave e mineraleve për shëndet të mirë

Ushqimi ka qenë, është dhe do të mbetet një armë e fortë për mbijetesën. Sot ekziston një botë me larmishmëri të madhe të produkteve por e rëndësishme është të bësh zgjedhjen e duhur. Menyra e të ngrënit është çelësi për një jetë të shëndetshme.

Një ndër perimet me vlera të larta ushqyese konsiderohen edhe patëllxhanët, kungujt e njomë dhe specat.

Patëllxhani – Kjo perime është përbërësi kryesor në pjatat ndërkombëtare si kërri indian, patëllxhan sichuani, patëllxhan italian me parmexhan dhe sallatë marokene me patëllxhanë. I shkëlqyer për përgatitjen e shumë recetave me shije, por edhe me shumë vlera ushqyese, është i mirë për trupin tonë dhe kjo jo vetëm për vitaminat që përmban.

Kjo perime përmban shumë vitamina dhe kripëra minerale: vitaminat e pranishme janë A, grupi B, C, K dhe J, ndërsa në mesin e mineraleve gjejmë fosfor, magnez, mangan dhe kalium.

Kungull i njomë – është një perime e pjekjes së hershme që ka veti dietike. Kungull i njomë është i pasur me vitamina dhe minerale që janë të rëndësishme për jetën e njeriut. Pulpa delikate e kungujve ka një efekt të dobishëm në funksionimin e stomakut dhe zorrëve, përmban fibra, që largon toksinat nga trupi dhe parandalon mbipeshen. Shumë mjekë dhe nutricionistë në të gjithë botën konfirmojnë përfitimet e kungujve për trupin e njeriut.

Specat -Ato nuk janë vetëm të shijshëm, por gjithashtu përfaqësojnë një thesar plot me përbërës të dobishëm dhe të shëndetshëm (minerale, vitamina, karotenoide, flavonoide).

Zgjedh alternativen më të mirë, zgjedh kombinime të produkteve të shëndetshme të cilat mund t’i gjeni në një vend si përzierja me patëllxhanë ,kunguj të njomë dhe speca të pjekur në skare Coop.

Patëllxhanët, kungujt dhe specat korren në fshat në shkallen e duhur të pjekurisë dhe më pas përpunohen, priten, pjeken në skarë dhe ngrihen menjëherë. Paketa ju ofron një përzierje praktike të perimeve të ndryshme në skarë, për një pjatë anësore të shpejtë për tu përgatitur për t’ju ofruar kënaqësinë e sjelljes së aromës së kopshtit në tryezë çdo ditë.

Produkte të tilla, të veçanta dhe me plot shije mund të gjeni në Super Viva.

Exit mobile version