Site icon Telegrafi

Patëllxhanë të mbushur

Përbërësit:

• 2 patëllxhanë të mëdhenj
• disa lugë gjelle vaj
• 4-6 thelpinj hudhër
• 2 qepë të kuqe
• 3-4 domate t[ prera hollë
• 1 lugë çaji piper të kuq
• 1 lugë çaji sheqer kaf
• 1 lugë gjelle 1ëng limoni
• 5 lugë gjelle vaj ulliri
• mente të copëzuar për garniture

Përgatitja:

Presim patëllxhanin në feta të gjata. I pastrojmë nga farat dhe i hedhim kripë. I lëmë në letër kuzhine për t’u tharë për 30 minuta.

Nxehim vajin në një tigon dhe skuqim patëllxhanët për shtatë minuta derisa të bëhen në ngjyrë kafe dhe të jenë të butë.

I vendosim në një pjatë të thatë. Më pas skuqim qepën me hudhrën në një tigan për pesë minuta dhe shtojmë domaten, pekmezin, sheqerin dhe piperin e kuq. I përziejmë dhe i shijojmë.

I kavërdisim patëllxhanët në një tigan dhe shpërndajmë pjesën e qepës midis tyre, shtojmë vajin e ullirit dhe një gotë të vogël me ujë të ftohtë dhe e vëmë tiganin në zjarr.

Kur fillon bulbëzimi, ulim nxehtësinë dhe e mbulojmë për rreth 45 minuta. Ju bëftë mirë!

Exit mobile version