Një çift nga Zelanda e Re besoi se kishte gjetur pataten më të madhe në botë nga kopshti i fermës së tyre, mirëpo kjo ëndërr e tyre ishte shuar në momentin kur Guinness iu shkroi se bazuar në testimin shkencor ajo në fakt nuk ishte fare një patate.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Colin Craig-Brown, i cili për herë të parë e gërmoi atë gushtin e kaluar kur po punonte në kopsht me gruan e tij, Donna, tha se dukej dhe kishte shije si një patate.
“Çfarë mund të thuash?”, tha Craig-Brown. “Ne nuk mund të themi se nuk ju besojmë, sepse ne iu dhamë atyre materialet e ADN-së”.
Pas disa muajsh dorëzimi fotografish dhe dokumentesh, çifti mori lajmin e keq nga Guinness në një e-mail javën e kaluar.
“I nderuar Colin”, fillon e-maili, duke vazhduar të thotë, “mjerisht, specia nuk është një patate dhe në fakt është zhardhok i një lloj kungulli. Për këtë arsye, për fat të keq ne duhet të heqim aplikimin”. /Telegrafi/