Site icon Telegrafi

Patate të pjekura me djathë dhe proshutë, shumë të shijshme

Kur një herë t’i provoni rrathët kërcëllues të patateve, do të kënaqeni dhe do t’i kërkoni edhe herëve të tjera

Përbërësit:

– 4 patate,
– vaj ulliri,
– pluhur hudhre,
– përzierje e erëzave,
– 150 g kaçkavall,
– 150 g proshutë.

Përgatitja:

Fillimisht pastroni mirë patatet dhe i prisni në rrathë. I radhisni në një tepsi dhe i lyeni mirë çdo rreth me vaj ulliri.

Pas kësaj, spërkatni secilën pjesë me përzierjen e përfunduar të erëzave dhe futeni në furrë në 180 gradë dhe piqeni derisa gjithçka të zbutet mirë.

Në fund të pjekjes, në secilën fetë shtoni djathin dhe më pas proshutën e prerë hollë.

Pas kësaj, këto patate mund t’i shërbeni me një salcë.

Ju bëfshin mirë, – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version