Patatet pjekura në mënyrë të përsosur kanë kore krokante dhe mes të butë
Për të arritur rezultat të tillë, Jamie Oliver, tashmë me vite po e përsos recetën për këtë klasikë kulinare, transmeton Telegrafi.
Ai beson që patatja do të jetë më e mirë nëse më parë e qitni të zihet në ujë të njelmët dhe të nxehtë për afro dhjetë minuta.
Copat e patates së kulluar dhe pjesërisht të ftohur pastaj vendosen në tepsi për pjekje, e cila më parë është e lyrë me vaj ulliri ekstra të virgjër, gjalpë dhe yndyrë pate. Me atë rast vlen të dihet që yndyra e patës do të garantojë patate shumë krokante.
Në tepsi vendoset vetëm një shtresë patatesh, porqë të piqen në mënyrë të barabartë duhet qitur kripë dhe piper.
Patatet futen të piqen në furrë të nxehur në 190 gradë Celsius rreth 30 minuta derisa të marrin koret ngjyrë të mirë të artë.
Pastaj patatet nxirren nga furra, ndërsa me shtypëse për pure butësisht i shtypin sipërfaqen e copëzave të pjekura për t’u bërë të njëjta.
Dhe vetëm atëherë shtohen erëzat bimore. Zakonisht u hidhet pak rozmarinë të grirë, vaj dhe uthull dhe u shtohen disa thelpinj hudhre.
Ajo përzierje qitet sipër patateve gjysmë të pjekura dhe sërish vihen në furrë edhe për 25 deri 30 minuta derisa të piqen përfundimisht.
/Telegrafi/