Përbërësit:
▪ Dy patate të madhësisë normale
▪ Disa shtresa mish të thatë
▪ Një ve
▪ Një copëz e vogël gjalpë
▪ Krip dhe piper
Përgatitja:
Patatet i preni në mes dhe hiqjani pjesën e brendshme me lugë.
Masën e nxjerrë, copëtojeni sa më shumë që mundni.
Shtresat me mish të thatë, pritini në copëza të vogla.
Përziejini tërë këto dhe shtojani vezën e thyer. Kripë e piper sipas dëshirës dhe përziejeni tërë masën.
Më pas mbushini pjesët e zbrazëta të patateve dhe vendosini në tiganin e lyer me pak vaj.
Piqini në furrë në 220 gradë Celsius, për 20 minuta, apo derisa sipërfaqja e tyre të marrë ngjyrë ari. /Telegrafi/