Site icon Telegrafi

Pata Maria e dashuruar marrëzisht në pensionistin Dominic

Çifti përfundoi në lajme pasi parku do të mbyllet pas shterjes së liqenit artificial për ta pastruar, kështu që Dominic dhe Maria duhet të ndahen për një kohë. Maria nuk do ta presë mirë këtë lajm për arsye se është posesive kur flitet për Dominicun dhe nuk e lejon askënd t’i afrohet gjatë kohës kur shëtisin bashkë.

Pata është aq shumë e dashuruar në mikun e saj sa që e përcjell edhe kur ai vozit motoçikletën. Derisa Dominic është në skuter, Maria fluturon pas tij.

“Mendon se më posedon. Patat tjera nuk guxojnë të më afrohen, ndërsa më ka ndodhur kur ka arritur ta frikësojë edhe një pit bull i cili po më afrohej”, tha Dominic. /Telegrafi/

Exit mobile version